Dhe mos shkruani direkt poezi dashurie se janë më të vështirat. Prisni të paktën nja tetëdhjetë vjet. Shkruani për diçka tjetër, ku di unë, për detin, erën, kaloriferin, për urbanin që vonohet, sepse nuk ekziston diçka më poetike se një tjetër. 

A e dini se sa i është dashur Evës të zgjedhë gjethen e duhur të fikut? 

Nuk më bën kjo, nuk më bën kjo tjetra, as kjo nuk më bën, derisa ka kontrolluar gjithë kopshtin e parajsës tokësore. 

Duhet të zgjidhni. 

Shpesh të duhet tetë muaj të zgjedhësh një fjalë. Zgjidhni, sepse e bukura ka filluar kur njeriu ka filluar të zgjedhë. 

Dhe i vishni mirë poezitë. Kërkojini mirë fjalët. Sepse poezia nuk është jashtë, është brenda.